Ndërlidhjet

Thaçi: Specialja në interes të Kosovës


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi - foto arkivi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi - foto arkivi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim pune drejtorin e Departamentit amerikan të Shtetit të Zyrës për Çështje të Evropës, Thomas Yazdgerdi, të shoqëruar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

Siç njofton Ministria e Jashtme, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë mbi themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës ndërkombëtarësisht.

Thaçi ka thënë se Kosova nuk do t’iu shmanget përgjegjësive dhe obligimeve ndërkombëtare që i ka.

“Themelimi i Gjykatës Speciale është në interes të Kosovës. Institucionet e Kosovës do të përkujdesen që kredibiliteti i vendit si dhe i miqve të saj të mos cenohen”, ka thënë Thaçi.

XS
SM
MD
LG