Ndërlidhjet

Militantët vrasin 40 civilë në Nigeri


Boko Haram - foto arkivi
Boko Haram - foto arkivi

Së paku 40 njerëz raportohet se janë vrarë nga militantët islamikë në qytetin Monguno, në verilindje të Nigerisë.

BBC thotë se ka raporte të ndryshme, sipas të cilave, civilët janë therur ose janë qëlluar me armë zjarri.

Thuhet se vrasjet kanë ndodhur dy ditë më parë.

Monguno ka qenë i pushtuar nga militantët e Boko Haramit, derisa këta të fundit janë dëbuar së voni nga ushtria nigeriane.

XS
SM
MD
LG