Ndërlidhjet

Rebelët, ofensivë për marrjen e Alepos


Alepo, Siri
Alepo, Siri

Rebelët sirianë, të udhëhequr nga grupet islamiste, kanë nisur një ofensivë masive për të marrë nën kontroll të plotë qytetin verior të Alepos.

Rebelët kanë hedhur qindra raketa në zonat që kontrollohen nga forcat qeveritare, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Sipas burimit të njëjtë, ushtria siriane është përgjigjur me zjarr dhe sulme ajrore.

Po ashtu bëhet e ditur se katër civilë janë vrarë dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur.

Analistët thonë se rënia e qytetit të dytë më të madh të Sirisë do të ishte goditje e madhe për presidentin Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG