Ndërlidhjet

Emetimet e CO2-shit kërcënojnë oqeanet


Ilustrim
Ilustrim

Shkencëtarët paralajmërojnë se jeta detare do të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme, nëse emetimet e dioksid karbonit (CO2) nuk zvogëlohen në mënyrë drastike.

Duke shkruar në revistën Science, eksperët thonë se oqeanet janë duke u nxehur, duke humbur oksigjen dhe duke u bërë më të thartë për shkak të dioksid karbonit.

Në studim kanë marrë pjesë 22 shkencëtarë detarë, të njohur botërisht.

“Është e qartë se dioksid karboni nga lëndët djegëse është duke ndryshuar kiminë e deteve më shpejt se çdoherë që nga kataklizmi, 250 milionë vjet më parë”, thonë shkencëtarët.

XS
SM
MD
LG