Ndërlidhjet

ANEB: Duhet ende punë me Iranin


Amano dhe Rohani
Amano dhe Rohani

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Yukia Amano, ka thënë se ka ende punë për të arritur marrëveshjen përfundimtare për programin bërthamor të Iranit.

“Mendoj se të dyja palët kanë më shumë mirëkuptim, por duhet ende punë”, ka thënë Amano pas vizitës në Teheran.

Ai ka qëndruar atje më datën 2 korrik, me ftesë të Iranit.

Në Vjenë, negociatorët e Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore janë duke punuar për një marrëveshje, në bazë të së cilës Republika Islamike do të kufizonte aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raporton se Amano dhe presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kanë diskutuar mënyrat për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjeve kontestuese.

XS
SM
MD
LG