Ndërlidhjet

Islanda e bën legale blasfeminë


Rekiavik, Islandë
Rekiavik, Islandë

Parlamenti i Islandës ka shfuqizuar ligjin për blasfeminë, pavarësisht kundërshtimit të disa kishave.

Masa është shtyrë përpara nga Partia Pirate, e cila bën fushatë për lirinë e internetit.

Ligji i ri, që e bën blasfeminë legale, thuhet se “është i domosdoshëm në një shoqëri të lirë, ku publiku mund të shprehet pa frikën e ndëshkimit”.

Ligji kundër blasfemisë ka qenë në fuqi qysh në vitin 1940 dhe secili që do të gjendej fajtor, do të dënohej me gjobë ose tre muaj burgim.

XS
SM
MD
LG