Ndërlidhjet

Franca i refuzon azilin Assanges


Julian Assange

Julian Assange

Qeveria e Francës i ka refuzuar kërkesën për azil themeluesit të WikiLeaks-it, Julian Assange, duke thënë se ai “nuk përballet me ndonjë rrezik të menjëhershëm”.

Qeveria franceze ka thënë përmes një deklarate se “për shkak të elementeve ligjore dhe situatës materiale të zotit Assange, Franca nuk mund të pranojë kërkesën”.

Deklarata po ashtu thekson se kundër Assanges ka pasur një urdhër-arrest evropian.

Assange, 44, vjeç, është duke jetuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që tre vjet, për të shmangur ekstradimin në Suedi, nën akuzat për krime seksuale.

Assange druan se ekstradimi në Suedi mund të çojë në transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku ai akuzohet për publikimin e dokumenteve të klasifikuara ushtarake dhe diplomatike.

XS
SM
MD
LG