Në qytetin Sous të Tunizisë është mbajtur një ceremoni përkujtimore për 38 njerëzit e vrarë nga një sulm i islamistëve, të premten e kaluar.
Kryeministri i Tunizisë, diplomatë, qytetarë dhe turistë janë mbledhur në plazhin ku ka nodhdur krimi.
Në mesin e viktimave kanë qenë 30 turistë britanikë.
Një minutë heshtje është mbajtur sot edhe në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant i Shtetit Islamik (IS).