Ndërlidhjet

logo-print

“Emiri” i IS-it vritet nga një sulm i SHBA-së


Siri

Siri

Një anëtar i lartë i grupit militant të Shtetit Islamik (IS) është vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara në Siri, muajin e kaluar.

Ushtria amerikane ka thënë se Tariq bin al-Tahar bin al-Falih al-Awni al-Harzi ka qenë përgjegjës për koordinimin e sulmeve vetëvrasëse në Irak dhe bartjen e armëve nga Libia në Siri.

SHBA-ja ka ofruar 3 milionë dollarë shpërblim për njeriun e quajtur “emiri i sulmuesve vetëvrasës”.

Grupi Shteti Islamik nuk i ka komentuar raportet për vdekjen e tij.

Harzi raportohet se është vrarë në qytetin Shadadi, më 16 qershor.

XS
SM
MD
LG