Ndërlidhjet

Rusi: Miratohet legjislacioni kundërthënës për privatësi


Pamje e një pjese të Moskës
Pamje e një pjese të Moskës

Ligjvënësit në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Rusisë e kanë miratuar legjislacionin për të cilin kritikët thonë se mund të shfrytëzohet për t’i bllokuar informacionet kritike ndaj qeverisë ose zyrtarëve të saj.

Sot me shumicë votash, Duma Ruse e ka miratuar legjislacionin me të cilin makinat e kërkimit në Internet, siç është ajo e kompanisë Google, duhet t’i largojnë rezultatet e kërkimeve për person specifik me kërkesë të tij.

Duke e mbrojtur këtë legjislacion, anëtari i Dumës Ruse, Leonid Levin, tha se ai “do të krijoj një mjet efikas për goditjen e shantazhit dhe ngacmimit në Internet”.

Kompania Yandex, makinë udhëheqëse kërkuese në Rusi, tha se legjislacioni “e pengon qasjen e njerëzve në informacione të rëndësishme dhe të besueshme ose e bënë të pamundshme sigurimin e informatave të tilla”.

XS
SM
MD
LG