Ndërlidhjet

Aeroplani solar e kompletoi fluturimin mbi Paqësor


Aeroplani Solar Impulse 2
Aeroplani Solar Impulse 2

Aeoplani me energji nga dielli ka ateruar sot në Havaji pas fluturimit rekord pesëditësh mbi Paqësorin.

Aeroplani Solar Impulse 2, me pilotin zviceran, Andre Borschberg, ka ateruar në Kaleola, që është një aeroport i vogël afër vendit Honolulu.

Aeroplani ishte nisur më 29 qershor nga Japonia, në etapën e shtatë dhe më sfiduese, në përpjekje për ta kaluar globin, duke përdorë vetëm energji solare.

Fluturimi që zgjati afro 118 orë e theu rekordinin e gjatësisë së fluturimit, i cili ishte 76 orë, gjatë kalimit të Oqeanit Paqësor.

Nga Havaji, aeroplani do të vazhdoj në pjesën kontinetale të Shteteve të Bashkuara dhe pastaj në gjithë hapësirën e saj.

Etapa e ardhshme e këtij aeroplani do të jetë fluturimi mbi Oqeanin Atlantik.

XS
SM
MD
LG