Ndërlidhjet

Raportohet se janë vrarë së paku 25 anëtarë të Frontit Nusra


Ilustrim

Ilustrim

Një shpërthim në një xhami në Provincën Idlib në Siri më 3 korrik, ka lënë të vdekur së paku 25 anëtarë të Frontit Nusra, organizatë kjo që është e lidhur me al-Kaidan, thotë grupi vëzhgues me bazë në Britani.

Shpërthimi në qytetin Ariha, në veriperëndim të Sirisë, ndodhi në kohën kur anëtarë të Frontit Nusra ishin mbledhur në xhami për iftar.

Grupi vëzhgues thotë se në këtë shpërtim gjithashtu është vrarë edhe një zyrtar i lartë jo-sirian, i organizatës xhihadiste. Uebfaqet opozitare kanë dhënë numra të ndryshëm të të vdekurve, duke raportuar se mbi 40 persona janë vrarë.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin por mbështetësit e Frontit Nusra u kanë vënë fajin militantëve të Shtetit Islamik, me të cilët kanë luftuar në disa fronte në Siri.

XS
SM
MD
LG