Ndërlidhjet

Boko Haram ka vrarë më shumë se 150 vetë në Nigeri


Policia nigeriane në shtetin Borno, ku Boko Haram ka vrarë më shumë se 150 njerëz.
Policia nigeriane në shtetin Borno, ku Boko Haram ka vrarë më shumë se 150 njerëz.

Boko Haram ka kryer masakër në verilindje të Nigerisë, duke vrarë më shumë se 150 njerëz që prej 30 qershorit, kur ka nisur edhe vala e dhunës që Presidenti Muhammadu Buhari e ka cilësuar si “jonjerëzore dhe barbare”.

Në një seri sulmesh në shtetin Borno, militantët kanë sulmuar myslimanët të cilët kanë qenë duke u falur gjatë muajit të Ramazanit dhe kanë vrarë gratë nëpër shtëpitë e tyre, thonë burime lokale dhe ushtarake.

Një sulmues ka vrarë rreth 50 njerëz në një fshat më 30 qershor dhe ditën tjetër javë rarë rreth 100 persona të tjerë në qytetin Kukava dhe 12 të tjerë janë vrarë në një fshat tjetër dy ditë më pas.

Dy sulmues vetëvrasës kanë vrarë së paku 10 njerëz më 2 korrik.

Një sulmuese e re vetëvrasëse ka vrarë 12 besimtarë teksa po faleshin në një xhami në Borno. Ndonëse askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, grupi Boko Haram ka përdorur vajzat për të kryer sulme vetëvrasëse në të kaluarën.

Këto gjakderdhje janë më të këqijat që prej se presidenti Buhari mori postin në maj, duke premtuar se do të luftojë kryengritësit të cilët kanë vrarë më shumë se 15,000 njerëz.

Presidenti francez, Francois Hollade, i cili është duke vizituar rajonin, ka bërë thirrje për një samit të shteteve që janë duke luftuar kundër Boko Haramit, në mënyrë që të koordinojnë më mirë përprejket e tyre.

XS
SM
MD
LG