Ndërlidhjet

Në Shqipëri vriten dy turistë çekë


Foto arkiv

Foto arkiv

Dy turistë çekë janë gjetur të vrarë në veri të Shqipërisë, përkatësisht në rrugën që lidh Shkodrën me zonën e Thethit.

Trupat e tyre janë gjetur në makinën me të cilën po udhëtonin në një greminë rreth 15 metra poshtë rrugës.

Policia po punon në ndriçimin e rrethanave të vrasjes e cila besohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Besohet se turistëve çekë t’u jetë ngritur një pritë me qëllim grabitjen e tyre.

Disa shtëpi të zonës ku ka ndodhur vrasja janë kontrolluar, ndërsa janë shoqëruar të paktën 16 persona.

Burime të policisë thanë se janë gjetur disa shenja gishtërinjsh që dyshohet se mund t’i përkasin autorëve të krimit.

Hetuesit mendojnë së më shumë persona mund të jenë përfshirë në këtë rast, ndërsa mbi turistët filimisht mund të ketë qëlluar një pasagjer që ndodhej në makinën e tyre.

Në gusht të vitit 2001, tre të rinj çekë, u zhdukën në veri të Shqipërisë dhe edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

XS
SM
MD
LG