Ndërlidhjet

SHBA-të mund të konfiskojnë pronën e kompanisë ruse


Prona e qeverisë ruse në Shtetet e Bashkuara mund të konfiskohet pasi ish-aksionarët e kompanisë së naftës Yukos, kanë kërkuar kompensim prej miliadra dollarësh në gjykatat e SHBA-së, njofton Daily Telegraph nga Londra.

Ish-aksionarët e ish-kompanisë së Mikhail Khodorkovsky, janë duke kërkuar nga SHBA-të që të njohin dëmet nga qeveria ruse në vlerë prej 50 miliardë dollarësh, rast i nisur nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë në vitin 2014.

Nëse ka sukses, atëherë autortitetet amerikane do të autorizohen që të ngrijnë asetet e kësaj kompanie e cila është pronë e qeverisë ruse.

Për këtë rast, Kremlini nuk ka dashur të prononcohet. Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov ka thënë se ky rast është “çështje e avokatëve”.

Yukos ka qenë më herë kompania më e madhe e naftës në Rusi por u shpërbë pas burgosjes së Khodorkovskyt në vitin 2005 nën akuza për evasion fiskal, përvetësim dhe vjedhje.

Shumë asete të kësaj kompanie më pas janë blerë nga kompanitë shtetërore ruse.

XS
SM
MD
LG