Ndërlidhjet

Mustafa: 4 korriku, datë historike për mbarë njerëzimin


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka uruar Qeverinë dhe popullin e Shteteve të bashkuara të Amerikës, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një komunikate për media, kryeministri Mustafa e ka quajtur 4 korrikun “datë historike e politike për mbarë njerëzimin” dhe se “Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një nga ngjarjet e cila përjetohet me ndjenja të veçanta vlerësimi dhe mirënjohjeje nga populli i Kosovës”.

Tutje në urimin e Mustafës theksohet se “shpallja a pavarësisë së SHBA-ve, shënon lindjen e modelit shtetëror të bazuar në vlerat universale të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit”.

Duke çmuar përkrahjen e jashtëzakonshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fazat, kryeministri Mustafa, “shpreh mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pazëvendësueshme që SHBA-të po vazhdojnë të japin për progresin në Kosovë”.

XS
SM
MD
LG