Ndërlidhjet

Kërkohet marrëveshje për heqjen e sanksioneve kundër Iranit


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry takohet me ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry takohet me ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif

Irani dhe 6 fuqitë botërore kanë bërë përparim në lehtësimin e sanksioneve për Teheranin, në bisedimet për programin bërthamor të mbajtura më 4 korrik. Por palët vazhdojnë të jenë të ndara në disa çështje, siç janë evidentimi i aktiviteteve bërthamore të Iranit në të kaluarën.

Diplomatët thonë se ata tentuan të arrijnë një marrëveshje paraprake në krijimin e një mekanizmin për suspendimin e sanksioneve të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian mbi Iranin.

Por 6 fuqitë botërore akoma nuk janë pajtuar për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do të hiqte sanksionet e OKB-së dhe të formojë një mjet të ri të ri-vendosjes së sanksioneve, nëse Irani nuk përmbushë një marrëveshje të ardhshme.

Kryenegociatori i Iranit në këto bisedime, Abbas Araghchi, i ka thënë televizionit iranian se janë “katër ose pesë” çështje të pazgjidhura lidhur me sanksionet, duke përfshirë edhe sinkronizimin e heqjes së tyre me veprimet e Teheranit për të frenuar aktivitetet e saj bërthamore.

Ai paralajmëroi se pavarësisht përparimeve, bisedimet mund të dështojnë.

“Nëse arrijmë marrëveshje e cila respekton vijat tona të kuqe atëherë do të kemi një marrëveshje. Në të kundërtën, ne preferojmë që të kthehemi në shtëpi duar bosh”, tha ai.

Çështja e lehtësimit të sanskioneve ndërkombëtare së bashku me mospajtimet e tjera, do të diskutohet nga ministrat e jashtëm, të cilët do të mbërrijnë në Sidnej më 5 korrik, ku do të tentojnë që t’i japin një shtytje përfundimtare për të arritur një marrëveshje, kanë thënë zyrtarët.

“Edhe në qoftë se çështjet nuk zgjidhen në nivel të eksperëtëve, do të mbesin edhe disa çështje të hapura, për të cilat mund të vendosin ministrat”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë amerikan.

XS
SM
MD
LG