Ndërlidhjet

Vriten 3 ushtarë pakistanezë në Vaziristanin Verior


Ilustrim
Ilustrim

Një sulm me bomb ka vrarë të paktën 3 ushtarë pakistanezë dhe 6 të tjerë janë plagosur. Bomba e cila ishte vendosur përskaj rrugës, ka shpërthyer në momentin kur autokolona e ushtrisë po kalonte.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Vaziristanit Verior, pranë qytetit Datta Khel.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë ndërmarrë operacioni në Vaziristanin Verior kundër militantëve, të cilët janë të përbërë nga talebanët e Pakistanit dhe grupe të tjera militantësh të lidhur me Al-Kaidan.

XS
SM
MD
LG