Ndërlidhjet

Mina vret 5 ushtarë ukrainas afër Donjeckut


Ushtarë ukrainas...

Ushtarë ukrainas...

Pesë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një mine tokësore.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Motuzyanyk, u ka thënë gazetarëve se incidenti ka ndodhur në një fshat, 50 kilometra larg Donjeckut, i cili kontrollohet nga militantët.

“Situata në zonën e konfliktit vazhdon të jetë e vështirë. Rebelët janë duke ndërmarrë sulme të armatosura, por intensiteti i luftimeve ka rënë”, ka thënë Motuzyanyk.

Ai ka shtuar se separatistët pro-rusë kanë bombarduar pozicionet e trupave qeveritare edhe në fshatrat në veri të Luhanskut, duke përdorur armë, të cilat janë ndaluar në marrëveshjen e armëpushimit.

XS
SM
MD
LG