Ndërlidhjet

Tbilisi: Gjendet tigri i fundit i zhdukur nga vërshimet


Kopshti zoologjik i Tbilisit pas vërshimeve
Kopshti zoologjik i Tbilisit pas vërshimeve

Skeleti i tigrit të fundit të zhdukur nga kopshti zoologjik i Tbilisit, është gjetur sot në fundin e një pishine.

Tigri i cili u gjet sot, ishte kafsha e fundit e zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që ndodhën në Tbisili të Gjeorgjisë, tre javë më parë, ka njoftuar drejtori i kopshtit zoologjik, Zuraba Gurielidze.

Vërshimet të cilat goditën qytetin, shkatërruan kopshtin zoologjik dhe lanë të vdekur 19 persona, përfshirë këtu 3 punonjës të kopshtit.

Gjatë vërshimeve janë vrarë më shumë se gjysma e kafshëve të kopshtit, në mesin e tyre ishin 20 tigra, luanë dhe jaguarë.

XS
SM
MD
LG