Ndërlidhjet

logo-print

Koalicioni: 38 sulme ajrore kundër militantëve të IS-it


Foto nga arkiva

Foto nga arkiva

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët përmes sulmeve ajrore kanë sulmuar 38 caqe të grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, thuhet në deklaratë.

Në qytetin Raka të Sirisë janë kryer 18 sulme ajrore.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara njofton se njësi taktike dhe makina janë goditur nga sulmet ajrore, ndërkaq 16 ura janë shkatërruar.

Edhe pesë sulme të tjera janë kryer në Siri pranë qytetit Hasaka dhe tre të tjera në Kobani, ku janë goditur njësitë taktike dhe pozicionet e militantëve.

Ndërkaq në Irak janë kryer 12 sulme ajrore në 8 qytete të ndryshme.

XS
SM
MD
LG