Ndërlidhjet

Sondazh : Vota “jo” po udhëheq me një diferencë të vogël në referendumin grek


Referendumi në Greqi
Referendumi në Greqi

Sondazhet e fundit të publikuara në Greqi sygjerojë se vota “jo” është duke udhëhequr me një diferencë të vogël, në referendumin që është duke u mbajtur për të votuar pro ose kundër propozimit për dalje nga kriza, të kreditorëve ndërkombëtarë.

Kompanitë GPO, Metron Analysis dhe MRB kanë publikuar opinionet e fundit të qytetarëve grekë, të cilat sygjerojë se kampi kundër reformave, i udhëhequr nga kryeministri i vendit Alexis Tsipras është duke udhëhequr.

Publikimi i rezultatave të votimit në referendum do të shpallet pas mbarimit të procesit të votimit.

Referendumi është thirrur nga kryeministri i vendit Alexis Tsipras, i cili i ka ftuar qytetarët që të votojnë kundër “frikës dhe terrorizmit”, duke refuzuar propozimin e liderëve evropianë.

Liderët evropianë kanë thënë se nëse grekët votojnë kundër propozimit të tyre, atëherë vendi rrezikon të dal nga eurozona.

XS
SM
MD
LG