Ndërlidhjet

Greqi: 61% votuan “Jo” në referendum


Mbështetësit e votës "Jo" e bartin një flamur të djegur të Bashkimit Evropian në Selanik të Greqisë

Mbështetësit e votës "Jo" e bartin një flamur të djegur të Bashkimit Evropian në Selanik të Greqisë

Greqia ka hyrë në një terren të panjohur dhe në paqartësi për të ardhmen në eurozonë, pasi votuesit në refrendumin e djeshëm në mënyrë bindëse i refuzuan kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë, për më tepër masa të kursimit në këmbim për ndihmë financiare për ekonominë në falimentim.

Pasi u llogaritën 100% të votave, rezultatet tregojnë se 61% votuan “Jo”, ndërsa “Për” ishin 39%.

Ky referendum, i pari në këtë vend në më tepër se katër dekadat e fundit, u organizua derisa në Greqi ka kufizime të ashpra financiare, të imponuara javën e kaluar, për shkak se Athina nuk ishte në gjendje ta paguaj shumën prej 1.7 miliardë euro që ia kishte borxh Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pas këtij rezultati është e paqartë e ardhmja e Greqisë një eurozonë.

XS
SM
MD
LG