Ndërlidhjet

logo-print

Papa e filloi turneun në Amerikën Jugore


Papa Françesk

Papa Françesk

Papa Françesk ka arritur në Kuito të Ekuadorit, në fillim të turneut të tij tetëditësh në vendet më të varfëra të Amerikës Jugore.

Në kuadër të kësaj vizite, Papa do të qëndroj edhe në Bolivi dhe Paraguaj, por jo edhe në Argjentinë, që është vendlindja e tij.

“Secili në shoqëri duhet të mund të përfitoj nga progresi në botë”, tha Papa mbrëmë, me të arritur në aeroportin e Kuitos.

Vatikani ka njoftuar se udhëtimi i Papës do të fokusohet në çështjen e varfërisë.

XS
SM
MD
LG