Ndërlidhjet

Jahjaga falënderon Jacobsonin për mbështetje


Presidentja Atifete Jahjaga dekoron me Urdhrin e Paqes, ambasadoren Tracey Ann Jacobson

Presidentja Atifete Jahjaga dekoron me Urdhrin e Paqes, ambasadoren Tracey Ann Jacobson

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Jahjaga e dekoroi ambasadoren Jacobon me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë në ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizimit të Kosovë.

Siç njofton Presidenca, Jahjaga e ka falënderuar ambasadoren Jacobson për “mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu për përkrahjen e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi”.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi miqësinë e ambasadores Jacobson dhe përfaqësimin e denjë të SHBA-së në Kosovë.

Ndërkaq, Ambasadorja Jacobson e ka falënderuar Presidenten Jahjaga për nderimin me Medalje Presidenciale dhe e “vlerësoi si shumë të veçantë miqësinë me qytetarët e Kosovës”.

Ajo gjithashtu e vlerësoi rolin dhe angazhimin e Presidentes Jahjaga si faktor uniteti dhe theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të ndërtohet si një shtet demokratik e gjithëpërfshirës.

XS
SM
MD
LG