Ndërlidhjet

Digjet një pronë në Llapushnik, reagon BIK


Fshati Llapushnik, foto nga arkivi

Fshati Llapushnik, foto nga arkivi

Kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku si edhe Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) kanë reaguar pas raportimeve për djegien e një prone të një banori të fshatit Llapushnik.

Prona e djegur i përkiste një shqiptari të besimit katolik.

“Kryesia e BIK-ut me shqetësim ka marrë lajmim për djegien e një prone të një banori në fshatin Llapushik të Drenasit, për çka ndien keqardhje për këtë aksident”, thuhet në reagim.

“Kryesia e BIK është e shqetësuar me tendencën e disa medieve për t'i dhënë karakter fetar”, thuhet tutje në reagimin e BIK-ut.

Në fshatin Llapushnik kohët e fundit ka pasur disa mospajtime rreth ndërtimit të një kishe katolike.

Por, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë versionin e saj lidhur me këtë incident, nëse ka qenë djegie e rastësishme apo e qëllimshme.

XS
SM
MD
LG