Ndërlidhjet

Gjermania refuzon ndihmë të re për Greqinë


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri grek Alexis Tsipras
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri grek Alexis Tsipras

Gjermania ka refuzuar kërkesën e Greqisë për të arritur një marrëveshje e cila do t’i mundësonte shtetit grek të marrë një borxh të ri. Ky veprim vjen pas votës “Jo” në referendumin grek, duke kundërshtuar kështu masat e kursimit.

Zëdhënësi i Kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert tha se nuk ka “bazë për të hyrë në bisedime për një program të ri të ndihmës”.

Ai tha se tashmë është në dorën e Greqisë që të vendos nëse do të qëndrojë në eurozonë, duke shtuar se Berlini ka pritur të shoh se cilat propozime po i bën Athina.

Shefi i eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem tha se rezultati i referendumit grek nuk e solli Evropën “më afër zgjidhjes” së situatës financiare të Athinës.

Përderisa Gjermania ka dhënë një kundërshtim të fortë, anëtaret tjera të BE-së, si Franca, Italia dhe Spanja janë shprehur me një ton më pajtues.

Ministri grek i Financave, Yannis Varoufakis dha dorëheqje nga posti vetëm disa orë pas votimit. Ai tha se dorëheqja e tij mund “të ndihmojë që të arrihet një marrëveshje”.

XS
SM
MD
LG