Ndërlidhjet

Hungaria miraton ligjin e ri për azil


Një kamp i azilkërkuesve në Debrecen të Hungarisë.

Një kamp i azilkërkuesve në Debrecen të Hungarisë.

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar sot një ligj të ri, i cili forcon rregullat e azilit dhe krijon bazën ligjore për ndërtimin e një muri në kufi me Serbinë, për të frenuar rrjedhjen e migrantëve të paligjshëm.

Legjislacioni shkurton afatin kohor për shqyrtimin e kërkesave për azil dhe i lejon Budapestit që të refuzojë kërkesat e migrantëve, të cilët gjatë udhëtimit nga Siria, Afganistani ose Iraku, kanë kaluar nëpër vende të sigurta.

Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Evropës kanë kritikuar ligjin, duke thënë se ai do të përkeqësojë mbrojtjen e refugjatëve në Hungari.

XS
SM
MD
LG