Ndërlidhjet

IS rimerr nën kontroll qytetin sirian


Siri, foto nga arkivi

Siri, foto nga arkivi

Militantët e Shtetit Islamik kanë rimarrë kontrollin e qytetit Ein Issa, në veri të Sirisë, i cili ishte marrë nën kontroll nga luftëtarët kurdë dy javë më parë, thotë Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ky grup njofton se Ein Issa ra nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik mesidtën e sotme.

Luftëtarët sirianë kurdë kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha në veri të Sirisë nga grupi ekstremist, përfshirë këtu edhe qytetin strategjik të Tal Abyad-it.

Sot grupi Shteti Islamik ka publikuar një video ku shfaqen militantët duke vrarë dy burra sirianë të cilët akuzohen se kanë spiunuar IS-in. Dy burrat në këtë video janë të veshur me rroba portokalli, të lidhur pas një druri dhe më pas ata qëllohen me armë zjarri në kokë nga një person i maskuar.

Kjo video nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG