Ndërlidhjet

Hetuesit rusë refuzojnë kërkesën e pilotes ukrainase


Hetuesit rusë kanë refuzuar kërkesën e pilotes së burgosur ukrainase Nadia Savchenko.

Ajo kishte kërkuar që të vendoset nga një juri, për kërkesën e saj për transferim në Moskë nga Voronezhi, qyteti ku aktualisht po mbahet.

Avokati i Savchenkos, Nikolai Polozov ka thënë se ai është njoftuar sot përmes telefonit se “të gjitha peticionet janë mohuar dhe rasti është tranferuar në Zyrën e Prokurorëve”.

Ekipi mbrojtës i Savchenkos ka thënë javën e kaluar se seancat e para dëgjomore mund të mbane në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.

Pilotja Nadia Savchenko, e cila është burgosur nga Rusia në korrik të vitit 2014, thotë se është sjellë në mënyrë të paligjshme në Rusi, pasi ishte kidnapuar nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ajo po akuzohet se ka qenë e përfshirë në vrasjen e dy gazetarëve rusë, të cilët vdiqën teksa po raportonin për konfliktin në në Ukrainë, gjithashtu edhe për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shtetet perëndimore dhe Kievi kanë bërë thirrje për lirimin e saj.

XS
SM
MD
LG