Ndërlidhjet

Irani me kërkesa të reja për raketat balistike


Takimi i fuqive botërore me përfaqësuesit e Iranit

Takimi i fuqive botërore me përfaqësuesit e Iranit

Një mosmarrëveshje mbi sanksionet e Kombeve të Bashkuara për programin e raketave balistike të Iranit, doli në bisedimet e 6 korrikut, e cila la pezull arritjen e një marrëveshje për programin bërthamor ndërmjet Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, të cilat janë në ditën e fundit të afatit të vetë shpallur.

Edhe pse tema e raketave balisitike nuk ishte trajtuar më parë në bisedimet e Vjenës dhe nuk ishin përfshirë në marrëveshjen kornizë të muajit prill, “iranianët duan që sanksionet për raketat balistike të hiqen”, ka thënë një zyrtar perëndimor. “Ne n uk jemi të gatshëm për një gjë të tillë”, ka thënë tutje ai.

Një zyrtar iranian u tha gazetarëve në Vjenë se Teherani do gjithashtu që të hiqet embargoja e armëve e OKB-së, gjë për të cilën një diplomat perëndimor tha se “as që vjen në shprehje” të diskutohet.

Shtetet e Bashkuara duan që të kufizojnë qasjen e Iranit në raketa balistike dhe armë, për shkak se shteti vazhdon të jetë një nxitës i madh i dhunës në Lindje të Mesme.

Kur u arrit marrëveshja kornizë në muajin prill, Shtetet e Bashkuara thanë se “rendësia e kufizimit të qasjes së Iranit në armë dhe raketa balistike”, do të përfshiheshin në udhëzuesin e ri të OKB-së për Iranin.

Pasi Irani ka ngritur kërkesa të reja, Shtëpia e Bardhë ka thënë se marrëveshja përfundimtare “duhet të ketë për bazë marrëveshjen kornizë”.

Por një negociator iranian tha se shteti i tij “po insiston në të drejtën e vet dhe thotë se të gjitha sanksionet, duke përfshirë edhe ato për raketat balisitike, duhet të hiqen, atëherë kur të hiqen edhe sanksionet e OKB-së”.

XS
SM
MD
LG