Ndërlidhjet

Azerbajxhani fut në listë të zezë këngëtaren ruse


Baku, foto nga arkivi

Baku, foto nga arkivi

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit e ka vënë në listë të zezë këngëtaren ruse të operës, Lybova Kazarnovskaya sepse ajo së fundmi ka vizituar territoret e Azerbejxhanit të okupuara nga Armenia, kanë thënë autoritetet në Baku.

Ajo nuk është “e mirëseardhur”, pasi ka shkelur ligjet kuftitare të Azerbajxhanit dhe ka “promovuar agresionin dhe okuptimin e Armenisë ndaj Azerbajxhanit”, duke përfshirë edhe “spastrimin etnik” të qytetarëve tanë, ka dhënë zëdhënësja e ministrisë, Hikmet Hadjiyev.

Ndërkaq këngëarja Kazarnovskaya e ka cilësuar këtë vendim si budallallëk.

“Unë isha në Nagorno-Karabakh për një mision kulturor”, ka thënë ajo, duke përdorur emrin që Armenia i referohet këtij rajoni të trazuar.

“Njerëzit në Nagorno-Karabakh nuk duan luftë. Ata duan paqe. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa dashuri dhe gëzim kam marrë nga njerëzit atje”, ka thënë ajo.

XS
SM
MD
LG