Ndërlidhjet

Kabul: Sulmohet me bombë autokolona e NATO-s


Kabul

Kabul

Zyrtarët afganë thonë se një makinë bombë ka shpërthyer pranë autokolonës së forcave të NATO-s, në lindje të Kabulit.

Autoritetet thonë se makina me eksplozivë shpërtheu, posa kaloi pranë autokolona me trupat e huaja.

Sediq Sediqqi, zëdhënës i ministrisë së Brendshme, ka thënë se ende nuk është e qartë nëse ka viktima.

Në Afganistan janë rreth 9,800 trupa amerikane, shumica prej tyre po trajnojnë forcat afgane por një pjesë e trupave akoma është e angazhuar në misione ushtarake.

XS
SM
MD
LG