Ndërlidhjet

logo-print

Spanjë: Arrestohet një grua që rekrutonte vajza për IS-in


Ilustrim

Ilustrim

Policia spanjolle ka arrestuar sot një grua në Ishujt Kanare, nën dyshimin se ka rekrutuar vajza dhe adoleshente për grupin militant Shteti Islamik.

Ministria e Brendshme thotë se gruaja është arrestuar në qytetin Arrecife në ishullin Lanzarote.

Ajo po akuzohet se ka “rekturuar adoleshente dhe vajza të reja dhe i ka ndihmuar që të udhëhtojnë” në zonat e kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik.

Ministria thotë se ajo “ka mbajtur kontakte direkte” me operativë të Shtetit Islamik në Siri.

Ky arrestim vjen teksa shtetet evropiane po mundohen të ndalojnë shkuarjen e të rinjve në Siri dhe Irak, për të luftuar përkrah militantëve islamik.

XS
SM
MD
LG