Ndërlidhjet

Kuvendi s'e ka në agjendë Gjykatën Speciale këtë javë


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk e ka në agjendën e kësaj jave amendamentin kushtetues për Gjykatën Speciale për krime lufte.

Pas rrëzimit të këtij amendamenti në seancën e 26 qershorit, kryeministri Isa Mustafa dhe qeveria që ai drejton janë zotuar se do ta riprocedojnë atë sërish në Kuvend.

Por, Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare kanë caktuar seancën e radhës për këtë javë, ku, mes tjerash, është paralajmëruar shqyrtimi i dy projektligjeve - ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin dhe projektligji për faljen e borxheve publike.

Po ashtu, do të shqyrtohet raporti i Bankës Qendrore për vitin 2014 si dhe ai i Fondit të Kursimeve Pensionale.

XS
SM
MD
LG