Ndërlidhjet

KS diskuton sot projekt-rezolutën për Srebrenicën


Qendra përkujtimore Potoçari.

Qendra përkujtimore Potoçari.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për një projekt-rezolutë të hartuar nga Britania, me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Forcat serbe të Bosonjës kanë vrarë në korrik të vitit 1995 mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Dokumenti dënon mizoritë atje dhe bën thirrje për përpjekje që do të ndihmonin në parandalimin e gjenocideve në gjithë botën.

Ai po ashtu thekson se “njohja si gjenocid e ngjarjeve tragjike në Srebrenicë është parakusht për pajtim” dhe dënon mohimin e gjenocidit.

Liderët serbë të Bosnjës refuzojnë ta cilësojnë masakrën si gjenocid.

Projekt-rezoluta e Britanisë mund të përballet me veto nga Rusia, e cila ka mbështetur serbët e Bosnjës dhe Serbinë gjatë luftërave në Ballkan, në vitet 1990.

Zëvendësamabasadori i Rusisë në OKB, Petr Iluuchev, ka thënë se rezoluata është “përçarëse” dhe “fokusohet vetëm në njërën anë të konfliktit”.

Bosnja dhe Hercegovina po përgatitet për ceremonitë përkujtimore të masakrës së Srebrenicës, më 11 korrik.

XS
SM
MD
LG