Ndërlidhjet

Londra kujton viktimat e sulmeve terroriste


Parku Hyde, Londër
Parku Hyde, Londër

Në gjithë Mbretërinë e Bashkuar është mbajtur sot një minutë heshtje, në kujtim të 52 njerëzve të vrarë nga sulmuesit vetëvrasës në Londër, më 7 korrik të vitit 2005.

Të mbijetuarit e sulmeve dhe të afërmit e viktimave kanë mbajtur një ceremoni në Katedralen e Shën Paulit në Londër.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka vënë kurora me lule në Parkun Hyde, ndërsa kryetari i Londrës, Bors Johnson, u është drejtuar gazetarëve:

“Ka qenë një tronditje e tmerrshme, e tmerrshme psikike – nuk ka dyshim. Ka qenë një nga ditët më të tmerrshme që mbaj mend në Londër. Por, shiheni qytetin sot dhe shiheni ku kemi qenë; nuk mund të thoni se ata njerëz kanë pasur sukses në qëllimet e tyre, çfarëdo që kanë qenë ato. Londra është më mikrpritëse, më dinamike, më kozmopolite se kurrë më parë”, ka thënë Johnson Londra në 10-vjetorin e sulmeve.

Sulmet në tre trena dhe një autobus, të kryera nga katër njerëz të lidhur me Al Kaidën, kanë qenë mizoria më e keqe terrorsite në tokën britanike.

XS
SM
MD
LG