Ndërlidhjet

Sulmet ajrore vrasin 176 veta në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Raportet nga Jemeni thonë se së paku 176 luftëtarë dhe civilë janë vrarë më 6 korrik, si rezultat i sulmeve ajrore të koalicionit që udhëheq Arabia Saudite, si dhe i përleshjeve në terren.

Ky është numri më i madh i viktimave brenda një dite, prejse ka nisur ofensiva ajrore në Jemen, më shumë se tre muaj më parë.

Dhuna vjen në kohën e përpjekjeve të OKB-së për të ndërmjetësuar një armëpushim humanitar midis rebelëve Huthi dhe forcave besnike ndaj qeverisë, e cila tani ndodhet në mërgim në Arabinë Saudite.

Rebelët Huthi thonë se luftojnë kundër një qeverie të korruptuar.

Arabia Saudite thotë se është duke bombarduar caqet rebele për të mbrojtur shtetin e Jemenit.

XS
SM
MD
LG