Ndërlidhjet

Malala kërkon që disa shpenzime ushtarake të shkojnë për arsim


Oslo, 7 korrik 2015.

Oslo, 7 korrik 2015.

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të ndërpresin “tetë ditë të shpenzimeve ushtarake”, për të financuar shkollimin e lirë për të gjithë fëmijët në botë.

Sipas një llogaritjeje të organizatës jofitimprurëse “Fondi Malala”, rreth 39 miliardë dollarë duhen çdo vit për të financuar shkollimin.

Duke folur në një samit të Kombeve të Bashkuara për arsimin, që është mbajtur sot në Oslo, Malala ka thënë se 39 miliardë dollarë është shuma e shpenzimeve ushtarake për vetëm tetë ditë.

Malala, e cila më 12 korrik mbusht 18 vjet, i ka mbijetuar një sulmi të talibanëve në vitin 2012.

Ajo ka fituar famë botërore për luftën e saj për të drejtat e të gjithë fëmijëve, përfshirë edhe vajzat, në arsim.

XS
SM
MD
LG