Ndërlidhjet

Thaçi kërkon thellimin e bashkëpunimit me Italinë


Romë, 7 korrik 2015.
Romë, 7 korrik 2015.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Paulo Gentiloni, gjatë vizitës zyrtare në Romë.

Siç bën të ditur një kumtesë e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Thaçi dhe Gentiloni kanë biseduar për “sukseset e Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit, për progresin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare nga ana e institucioneve të Kosovës”.

Thaçi ka falënderuar homologun italian për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhënë Kosovës.

“Do të dëshironim që ky bashkëpunim të thellohet edhe në rrafshin ekonomik”, ka thënë Thaçi.

Në takim është folur edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit, si dhe në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit.

XS
SM
MD
LG