Ndërlidhjet

Greqia nuk del me “propozime konkrete”


Kryeministri grek, Alexis Tsipras.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras.

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, ka thënë se Athina nuk ka dorëzuar “propozime konkrete” në takimin e ministrave të financave të Eurozonës, me gjithë presionin e Bashkimit Evropian që shteti grek të dalë me propozime të reja, pasi votuesit atje kanë refuzuar kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë për ndihmë, në referendumin e së dielës.

Muscat ka shkruar në Twitter se kjo “nuk e ndihmon takimin sonte të udhëheqësve të Eurozonës” në Bruksel.

Një zyrtar i Qeverisë greke citohet të ketë thënë se kryeministri grek, Alexis Tsipras, do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Francois Hollande, përpara takimit.

Hollande ka inkurajuar Tsiprasin që të bëjë “propozime serioze, të besueshme”, nëse do që Greqia të mbetet në Eurozonë.

Raportohet se Greqia planifikon të kërkojë që borxhi i saj prej 323 miliardë eurosh, të shkurtohet për 30 përqind.

Gjermania, megjithatë, ka paralajmëruar kundër shlyerjes së pakushtëzuar të borxheve greke.

XS
SM
MD
LG