Ndërlidhjet

Rusia shtyn për disa orë seancën e KS-së për Srebrenicën


Qendra përkujtimore Potoçari, ku janë të varrosura mijëra viktima të Srebrenicës.

Qendra përkujtimore Potoçari, ku janë të varrosura mijëra viktima të Srebrenicës.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën është dashur të diskutohet për një projekt-rezolutë të hartuar nga Britania me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, është shtyrë për orën 21:00 (sipas kohës së Evropës qendrore), edhe pse ka qenë e paraparë që të nisë në orën 16:00.

Përfaqësuesi rus ka kërkuar ndryshime shtesë në rezolutë, ndërsa, menjëherë pas, Kina ka kërkuar shtyrjen e votimit për të, derisa të arrihet konsensusi i të gjithë anëtarëve.

Projekt-rezolita dënon mizoritë në Srebrenicë dhe bën thirrje për përpjekje që do të ndihmonin në parandalimin e gjenocideve në gjithë botën.

Ajo po ashtu thekson se “njohja si gjenocid e ngjarjeve tragjike në Srebrenicë është parakusht për pajtim” dhe dënon mohimin e gjenocidit.

Forcat serbe të Bosonjës kanë vrarë në korrik të vitit 1995 mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Projekt-rezoluta e Britanisë mund të përballet me veto nga Rusia, e cila ka mbështetur serbët e Bosnjës dhe Serbinë gjatë luftërave në Ballkan, në vitet 1990.

Zëvendësamabasadori i Rusisë në OKB, Petr Iluuchev, ka thënë se rezoluata është “përçarëse” dhe “fokusohet vetëm në njërën anë të konfliktit”.

XS
SM
MD
LG