Ndërlidhjet

OBSH “e papërshtatshme për emergjenca shëndetësore”


Logo e OBSH-së
Logo e OBSH-së

Kriza me Ebolën ka treguar se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) “nuk ka kapacitet dhe kulturë” për t’u marrë me emergjencat globale shëndetësore, thuhet në një raport të pavarur, të autorizuar nga vetë OBSH-ja.

Paneli shqyrtues ka thënë se OBSH-ja ka qenë shumë e ngadaltë në trajtimin e shpërthimit vdekjeprurës të Ebolës, që ka vrarë mbi 11,000 njerëz në Afrikën Perëndimore.

Paneli po ashtu ka bërë thirrje për një rishikim urgjent të organizatës.

Sëmundja nga Ebola ka nisur të përhapet në dhjetor të vitit 2013, ndërsa OBSH ka dhënë alarmin në gusht të vitit 2014.

Në atë kohë, më shumë se 1,000 njerëz kanë qenë të vdekur nga virusi.

OBSH ka thënë se ka plane për reforma.

XS
SM
MD
LG