Ndërlidhjet

Karolina e Jugut voton për heqjen e flamurit të konfederatës


Flamuri i Konfederatës.

Flamuri i Konfederatës.

Senati i Karolinës së Jugut ka votuar për të hequr flamurin e periudhës së konfederatës, që ka valëvitur në asamblenë e këtij shteti për më tepër se 50 vjet.

Propozimi i të dyja partive, që është bërë pas masakrës së muajit të kaluar në një kishë të besimtarëve afrikano-amerikanë në Çarllston, është miratuar me 37 vota për dhe 3 kundër, në Senatin e shtetit me shumicë republikane.

Që të hyjë në fuqi, ligji duhet të votohet edhe në Dhomën e Përfaqësuesve të Karolinës së Jugut.

Flamuri i Konfederatës është konsideruar si simbol i jugut të Shteteve të Bashkuara gjatë luftës civile atje.

Ata që e mbrojnë flamurin thonë se është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë jugore të Shteteve të Bashkuara.

Kritikët thonë se simbolizon supremacinë e bardhë, të promovuar nga shtetet e jugut, të cilat donin të shkëputeshin nga pjesa tjetër e vendit, në përpjekje për të parandaluar shfuqizimin e skllavërisë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se flamuri e ka vendin në muze.

XS
SM
MD
LG