Ndërlidhjet

SHBA do që të forcojë bashkëpunimin me Vietnamin


 (©Shutterstock)

(©Shutterstock)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se me gjithë dallimet midis SHBA-së dhe Vietnamit për “filozofinë politike”, dy vendet janë duke thelluar bashkëpunimin në shëndetësi, në çështjet klimatike dhe të tjera.

Obama i ka bërë këto komente në Zyrën Ovale, pas takimit me kreun e Partisë Komuniste të Vietnamit.

Nguyen Phu Trong është de facto udhëheqës i Vietnamit, edhe pse nuk mban post zyrtar qeveritar.

Obama ka thënë se është i bindur se dy vendet do të vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet dhe ka vënë në dukje ftesën që Tron i ka bërë për të vizituar Vietnamin.

XS
SM
MD
LG