Ndërlidhjet

Obama bisedoi me Merkelin e Tsiprasin për krizën greke


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka biseduar në telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrin grek, Alexis Tsipras, për krizën financiare greke, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të inkurajojnë të gjitha palët që të vijnë deri te një marrëveshje, e cila do ta mbante Greqinë në Eurozonë. Zyrtarët amerikanë besojnë se kjo është në interesin e të gjithëve”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Ministrat e Eurozonës i kanë kërkuar Greqisë që të dalë me propozime të reja, pasi votuesit grekë kanë refuzuar kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë për ndihmë, në referendumin e së dielës.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë thënë se nuk do të zhbllokojnë fondet për të ndihmuar Greqinë në trajtimin e borxheve, derisa kjo e fundit të mos bie dakord për reforma.

Qeveria majtiste greke thotë se reformat, që përfshijnë rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, janë të papranueshme.

XS
SM
MD
LG