Ndërlidhjet

Merkel nis sot turneun ballkanik


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, viziton sot Tiranën, në kuadër të një turneu ballkanik, i cili do të vazhdojë me vizitën e saj në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Vizita e sotme është e dyta e një kancelari gjerman në Shqipëri, pas vizitës së kancelarit Schroeder më 1999.

Merkel pritet të arrijë në Tiranë rreth orës 13:30.

Ajo do të takojë kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me të cilin do të dalë edhe në konferencë të përbashkët për media.

Merkel ka në agjendë edhe takimin me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe pjesëmarrjen në një konferencë ekonomike.

XS
SM
MD
LG