Ndërlidhjet

Afganistani, talibanët vazhdojnë bisedimet për paqe


Afganistan

Afganistan

Qeveria e Pakistanit ka bërë të ditur se takimi i së martës midis Qeverisë afagne dhe përfaqësuesve të talibanëve afganë ka përfunduar me një marrëveshje për të vazhduar bisedimet në drejtim të arritjes së paqes dhe pajtimit.

Në deklaratën e sotme të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, e cila ka qenë nikoqire e takimit, thuhet se është rënë dakord për “paqe të qëndrueshme në rajon” dhe që “secila palë t’i qaset procesit me ndershmëri dhe përkushtim të plotë”.

Në bisedime kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Bisedimet pritet të vazhdojnë pas Muajit të Ramazanit.

XS
SM
MD
LG