Ndërlidhjet

Brukseli akoma pret reformat greke


Komisionari evropian për ekonomi Pierre Moscovici
Komisionari evropian për ekonomi Pierre Moscovici

Komisionari evropian për ekonomi Pierre Moscovici thotë se Brukseli akoma është duke pritur që të arrijë një marrëveshje “gjithpërfshirëse të reformave” me Athinën, e cila do të mundësonte që Greqia të qëndronte në eurozonë.

Moscovici i ka thënë BBC-së se Franca dhe Gjermania duhet ta bindin kryeministrin grek Alexis Tsipras që të prezantojë reformat të cilat do të zhbllokonin huatë të cilat Athinës i duhen për të shpëtuar nga falimentimi, për shkak të borxhit prej 331 miliardë dollarësh.

Këto deklarata të komisionarit vijnë një ditë pasi Tsipras u takua me ministrat e financave të eurozonës në Bruksel por nuk ofroi propozime konkrete të reformave.

Anëtarët e eurozonës i kanë dhënë Greqisë afat deri më 12 korrik që të prezantojë reforma të reja.

Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk i ka ftuar 28 liderët evropianë që të marrin pjesë në samitin në Bruksel, që do të mbahet më 12 korrik, duke thënë se “e ardhmja e Bashkimit Evropian” është në rrezik.

Tusk tha në Parlamentin Evropian se Greqia do të falimentojë, nëse brenda katër ditësh nuk arrihet marrëveshje.

XS
SM
MD
LG