Ndërlidhjet

Rusia fut 12 OJQ në “listën patriotike”


Moskë, foto nga arkivi

Moskë, foto nga arkivi

Këshilli Federal i Rusisë ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Ministria e Jashmte dhe Ministria e Drejtësisë të hetojnë veprimtarinë e 12 organizatave të huaja joqeveritare, që janë në Rusi, për përputhshmërinë e tyre me ligjet ruse.

Shumica e OJQ-ve janë futur në listën e ashtuquajtur “lista e patriotike” nga Këshilli Federal, kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara.

Në këtë listë përfshihet edhe fondacioni i filantropostit miliarder George Soros Fondacioni për Shoqëri të Hapur, Donacionet Kombëtare për Demoraci, Instituti Ndërkombëtarë Republikan dhe shumë organizata të tjera.

Ligjvënësit rusë pretendojnë se veprimtaria e këtyre OJQ-ve në Rusi kanë për qëllim që të ndikojnë në situatën e brendshme politike të Rusisë.

XS
SM
MD
LG